leoni

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Qasja e VV-së është jodemokratike dhe cenon funksionimin e shtetit

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me situatën politike në vend, duke paralajmëruar rrezikun e një krize institucionale nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet më 15 prill – datë që ai e cilësoi si momentin kyç për funksionalizimin e institucioneve pas zgjedhjeve të fundit. “Nëse nuk konstituohet Kuvendi më 15 prill, atëherë rrezikojmë të futemi në një krizë serioze institucionale. I ftoj të gjithë deputetët të tejkalojnë këtë situatë,” tha Ymeri.  Ai kritikoi hapur qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje dhe deklaratat e kreut të Kuvendit, Glauk Konjufca, të cilat sipas tij përçojnë një sinjal të qartë për bllokim politik. “Deklarata që nëse nuk ka Kuvend që voton qeverinë, atëherë nuk ka as arsye për konstituim të tij, është shumë problematike. Ai po paralajmëron bllokim. Nëse nuk i ke numrat, duhet të lësh rrugë, le të provojë dikush tjetër,” u shpreh Ymeri. “Ky është një hap më larg nga interesat e Kosovës. Demokracia nuk është monopol, është proces që kërkon respekt për institucionet dhe vullnetin qytetar,” përfundoi Ymeri.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …