Ramush Haradinaj e ka cilësuar ndarjen nga Nisma si “të turpshme”

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nuk ka pasur komunikim me Fatmir Limajn që nga intervista e tij e fundit, duke e cilësuar ndarjen nga Nisma si “të turpshme”. Ai theksoi se pozicionimi i hershëm i Limajt e ka vështirësuar përpjekjen për krijimin e një shumice opozitare. Sipas Haradinajt, nëse Nisma mbështet pushtetin aktual, atëherë ndarja nga AAK-ja është e qartë dhe e papranueshme. Ai shtoi se AAK nuk do të pengojë konstituimin e Kuvendit, por theksoi se nuk janë në dijeni kush është kandidati për kryeparlamentar. Haradinaj theksoi se sjellja e Limajt bie ndesh me premtimet e fushatës për ndryshim. Megjithatë, ai u shpreh i hapur për bashkëpunim opozitar në rast se LV-ja dështon të formojë qeverinë. “Për opozitën nuk ka kushte”, tha ai. Ai konfirmoi vendosmërinë e AAK-së për të vazhduar pa Nismën, nëse kjo e fundit ndjek rrugën e mbështetjes së qeverisë.

Kontrolloni gjithashtu

Autoritetet më të larta të vendit kanë kujtuar masakrën e Mejës

Autoritetet më të larta të vendit kanë kujtuar masakrën e Mejës, ku forcat shqiptar vrasëse …