Ka nisur projekti i ndërtimit të rrjetit të kanalizimit në zonën urbane të Deçanit

Të hënën në Deçan ka nisur projekti thelbësor për zhvillimin e qytetit, siç është ndërtimi i rrjetit të kanalizimit në zonën urbane të Deçanit. Për të parë nga afër fillimin e punimeve present ishin kryetari I Komunës, z. Bashkim Ramosaj, nënkryetari z. Sami Cacaj dhe drejtorët e Drejtorive.

Segmenti i parë, nga gjithsej 8 të planifikuara, ka filluar zyrtarisht, derisa gjatësia totale e këtij projekti që përfshin 1320 metra do të kontribuojë në përmirësimin e kushteve të jetesës për çdo qytetar.

Ky investim është një hap i rëndësishëm për të siguruar një qytet të qëndrueshëm, me infrastrukturë moderne si pjesë e premtimeve tona për Deçanin, ka deklaruar me këtë rast kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Në Likoc u kremtua 100 vjetori i Shkollës “Fehmi Rama”

Kryetari i Komunës të Skënderajt, z. Fadil Nura dhe drejtoresha komunale për Zhvillim Ekonomik, Ndërmarrësi, …