Eugen Cakolli, përfaqësues nga koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim, ka përshkruar tri skenarë që mund të përcjellin seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila do të mbahet nesër. Skenari i parë parashikon që LVV të propozojë kandidatin për Kryetar të Kuvendit, duke kaluar më pas me formimin e Qeverisë, nëse merr mbështetje të mjaftueshme. Skenari i dytë, ndodhi nëse LVV kërkon “konsultime shtesë”, çka do të çonte në pezullimin e seancës dhe mundësinë për shqyrtimin nga Gjykata Kushtetuese. Skenari i tretë parashikon bllokimin e procedurës për shkak të mosdorëheqjes së disa deputetëve nga pozitat ekzekutive, duke krijuar një ngërç procedural që mund të çojë në vonesa për formimin e institucioneve. Cakolli theksoi se çdo skenar ka ndikim të madh në zhvillimin e mëtejshëm të proceseve politike dhe mund të hapë mundësi për interpretim nga institucionet ligjore.
