Gëzim Haxhi Morina (16.1.1976 – 16.4.1999)

Rexhep Morina: Homazhe në nderim të Dëshmorit Gëzim Morina në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Koshare

Më 16 prill 2025, me fillim nga ora 11:00, në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Koshare, do të mbahen homazhe për nder të dëshmorit të kombit, Gëzim Morina. Homazhet organizohen për të nderuar jetën dhe sakrificën e tij në shërbim të atdheut. Në këtë ngjarje do të marrin pjesë familjarë, miq, përfaqësues të institucioneve shtetërore, organizata të dala nga lufta si dhe qytetarë të shumtë që vlerësojnë kontributin e tij të pashlyeshëm për lirinë e vendit. Gëzim Morina do të kujtohet gjithmonë me respekt e krenari si një nga bijtë më të devotshëm të kombit shqiptar, i cili dha gjithçka për idealin e lirisë dhe pavarësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Shaban Viqa

Më 10 prill 2025 organizohen homazhe për luftëtarin Shaban Viqa – Baci

Më 10 prill 2025, në orën 11:00, në varrezat e fshatit Greme, do të organizohen …