Me dhimbje të thellë njoftojmë se sot, më 15 prill 2025, pas një sulmi kardiak ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kastriot Kolshi, nga fshati Baicë, Komuna e Lipjanit.
Kastriot Kolshi ishte një atdhetar i palëkundur, një bir i denjë i Kosovës, i cili kontribuoi me përkushtim në rrugën e lirisë dhe pavarësisë së vendit tonë. Humbja e tij është e madhe për familjen, shokët e luftës, komunitetin dhe gjithë ata që e njohën nga afër.
Varrimi do të bëhet ditën e mërkurë (16.4.2025) duke filluar në orën 17:00, në varrezat e fshatit Baicë, komuna e Lipjanit.
I lehtë qoftë dheu i Kosovës për Ty, Bacë Kastrioti!
Lavdi jetës dhe veprës së Tij!