Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka deklaruar sot para hyrjes në Kuvend se ka pranuar një ofertë nga kryeministri Albin Kurti, por ende nuk ka marrë vendim përfundimtar nëse do ta mbështesë formimin e qeverisë së re. “Kam pranu një ofertë. Duhet me fol edhe pak,” u shpreh shkurt Balje për media. Sipas burimeve të afërta me zhvillimet, Balje po negocion për një post ministror si pjesë e ofertës së bërë nga Lëvizja Vetëvendosje. Në fillim të negociatave, ajo kishte kërkuar krijimin e një komune boshnjake, por duket se pozicioni i saj është zbutur gjatë ditëve të fundit. Qëndrimi i Baljes mbetet vendimtar në përpjekjet e VV-së për sigurimin e shumicës parlamentare.
