Kriza në nisje të legjislaturës: Dështimi i raportit pezullon betimin e deputetëve

Ka dështuar votimi i Raportit të Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve, si pika e parë në rendin e ditës të seancës konstituive, për herë të parë në historinë e Kuvendit të Kosovës. Deputetët ende nuk kanë marrë mandatet zyrtare dhe nuk mund të bëjnë betimin pa miratimin e këtij raporti. Vetëm 52 deputetë votuan pro, ndërsa 54 ishin kundër dhe 11 abstenuan. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, konfirmoi rezultatet e votimit. Opozita kundërshtoi raportin me arsyetimin se anëtarët e qeverisë nuk kanë dhënë dorëheqje para se të marrin mandatin e deputetit, siç kërkon Kushtetuta. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se kjo është një shkelje e rregullave kushtetuese. Në përgjigje, Albin Kurti ka njoftuar dorëheqjen nga posti i kryeministrit përmes një letre drejtuar Glauk Konjufcës. Ky zhvillim vë në pikëpyetje ecurinë e seancës konstituive. Kuvendi pritet të mblidhet sërish për të trajtuar këtë çështje.

Kontrolloni gjithashtu

PDK, LDK, dhe AAK kërkojnë dorëheqjen e Albin Kurtit nga posti i Kryeministrit

Dështimi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës të enjten, më 15 prill 2025, ka nxitur …