Aleksandar Vucic

Ministrat serbë me Vuçiqin në krye betohen se do ta ruajnë Kosovën brenda Serbisë

Kuvendi i Serbisë votoi me 163 vota pro dhe 62 kundër kabinetin e ri qeveritar. Kryeministri mbetet Aleksandër Vuçiq por ka dhe disa ndryshime Kabinetin e ri qeveritar e përbëjnë sërish Partia Përparimtare Serbe dhe Partia Socialiste, ka dhe disa ministra jashtë tyre. Pas gati katër muaj negociatash dhe bisedimesh me partnerë të mundshëm, kryeministri i ri/vjetër Aleksandar Vuçiq, paraqiti përbërjen e qeverisë së re, e cila u votua me shumicë të madhe.  Në betimin e ministrave ndër të tjera thuhet: Betohen për besnikëri ndaj Republikës së Serbisë dhe zotohem se me nder do ta respektojnë Kushtetutën dhe ligjin, duke qenë të përkushtuar për ruajtjen e Kosovës dhe Metohisë brenda Republikës së Serbisë”.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …