Hykmete Bajrami: Manovra dhe pazare me Listën Serbe, zgjidhja është dorëheqja e ministrave

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, duke e akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe liderin e saj, Albin Kurti, për propagandë dhe mungesë të shumicës parlamentare për krijimin e institucioneve të reja. Bajrami ka theksuar se dështimi për verifikimin e mandateve në Kuvend përbën një shkelje kushtetuese, pasi, sipas saj, anëtarët e Qeverisë aktuale nuk kanë dhënë dorëheqje përpara se të marrin mandatin si deputetë. Manovrat e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes dështuan edhe një herë, pasi iu dolën në publik pazaret me Listën Serbe”, shkroi Bajrami, duke iu referuar mesazheve të publikuara së fundmi, ku përmenden katër deputetë të Listës Serbe që mund të votojnë në favor të Qeverisë së re të udhëhequr nga Kurti. Sipas saj, zgjidhja e krizës aktuale është e qartë dhe e lehtë për t’u zbatuar:
“Jepni dorëheqje, dorëzoni ato te Komisioni për Verifikim dhe ne votojmë raportin, duke i hapur kështu rrugë betimit të deputetëve”, përfundoi Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Ndërpritet seanca konstituive pas dështimit të votimit për verifikimin e mandateve

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë pas dështimit për të miratuar Raportin e …