Zyrtarët e Kosovës iu kanë kundërpërgjigjur deklaratave të kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ka përsëritur se disa prona të cilat gjenden në Kosovë, përfshi edhe ato që njihen si gjigantë të ekonomisë kosovare, janë prona të Serbisë. Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë ritheksuar se çdo pronë që është në territorin e Kosovës është e Republikës së Kosovës dhe se nuk i takon dhe as nuk do t’i takojë Serbisë. Aleksandër Vuçiq, gjatë paraqitjes së programit të tij për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, ditë më parë ka deklaruar se mbrojtja e pasurisë së serbëve në Kosovë do të jetë në krye të prioriteteve të Qeverisë së Serbisë. Derisa kryeministri i Serbisë pretendon se disa nga asetet e Kosovës i takojnë Serbisë, Kosova zyrtarisht ka prona të ndërmarrjeve shoqërore në Serbi. Sipas një dokumenti të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, figuron se vetëm në territorin e Serbisë gjenden 110 prona të ndërmarrjeve shoqërore nga Kosova dhe shumica e pronave janë lokale dhe zyra.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …