Kryetari Latifi ka mirëpritur në takim drejtuesit dhe basketbollistët e KB GRAPELAND

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i shoqëruar nga nënkryetari Fatmir Iska dhe Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Afrim Dina, të martën kanë mirëpritur në komunë stafin dhe lojtarët e KB “GRAPELAND”, që i sollën Rahovecit një lajm të madh: inkuadrimin në Superligën e Kosovës në basketboll.

Me këtë rast kryetari Latifi i ka falënderuar ata për këtë arritje të merituar, derisa ka marr fjalë të forta që rrugëtimi i tyre sapo ka filluar, me synime të qarta për suksese edhe në elitën e basketbollit kosovar.

Kontrolloni gjithashtu

Në Likoc u kremtua 100 vjetori i Shkollës “Fehmi Rama”

Kryetari i Komunës të Skënderajt, z. Fadil Nura dhe drejtoresha komunale për Zhvillim Ekonomik, Ndërmarrësi, …