leoni

Hysni Gucati: Përkujtimi i tyre është amanet që na obligon të mos harrojmë kurrë rrugën e lirisë

Sot, me respekt të thellë dhe mirënjohje të pafund, mora pjesë në homazhe në Gllogjan për të përkujtuar Heronjtë e Kombit:
Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimonaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimonaj.
Bashkë me mua ishin edhe kryetarët e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve z.Xhavit Jashari dhe të Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, z.Fadil Shurdhaj ,si dhe bashkëpunëtorë të tjerë.
Gjithashtu, nderuam edhe veprën e invalidit të luftës Enver Haradinaj, të cilin e humbëm pas çlirimit, por që mbeti përherë shembull i qëndresës dhe sakrificës për lirinë e Kosovës.
Po në këtë datë ranë për të mos vdekur kurrë: Fadil Maloku, Zylfie Gashi, Mehdi Bytyçi, Sylejman Bytyçi, Murat Fetahu, Zeki Shylemaja, Kastriot Baftiu, Refki Salihaj, Gëzim Morina,Shaip Gërbeshi, Bali Gërbeshi, Bejtush Gërbeshi, Faik Gërbeshi, Selim Gërbeshi,Mirsad Gashi, Refki Sokol Salihaj, Sahit Zeqir Baftiu, Ismet Esat Mustafa.
Përkujtimi i tyre është amanet që na obligon të mos harrojmë kurrë rrugën e lirisë.
Lavdi e përjetshme për Heronjtë dhe Dëshmorët tanë!
Hysni Gucati
Kryetar i OVL-UÇK
+4

Kontrolloni gjithashtu

Fadil Vata - Shëmbëllim i shpirtit fisnik e i karakterit burrëror

Me 25 prill do të mbahen homazhe në nderim të jetës dhe veprës së Heroit të Kombit Fadil Vata

35-vjetori i rënies së Heroit Fadil Vata – Njoftim për homazhe në Therandë dhe Sallagrazhdë …