Time Kadrijaj: Nesër jemi në Kuvend, Kurti s’ka shumicë as të thjeshtë

Deputetja e zgjedhur e AAK-së, Time Kadrijaj, ka konfirmuar se partia e saj do të marrë pjesë në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës.  Kadrijaj tha shkurt: “Po, nesër do të jemi në Kuvend.” Ajo gjithashtu komentoi deklaratat e kryeministrit Albin Kurti, i cili kishte akuzuar opozitën për mungesë interesi në formimin e institucioneve. Kadrijaj theksoi se problemi qëndron tek vetë Kurti, i cili nuk po arrin të sigurojë as shumicën e thjeshtë. “Kurti i ka problemet brenda partisë,” tha ajo, duke shtuar se akuzat ndaj opozitës janë tentativë për të mbuluar dështimet e brendshme. Ajo e quajti të papranueshme që përgjegjësia të hidhet tek opozita. Seanca e nesërme pritet të jetë vendimtare për ecurinë institucionale.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …