Krasniqi: Ideja për korrigjim kufijve është antikushtetuese por nuk është ide e Thaçit, është ide e vjetër e Serbisë

Jakup Krasniqi: Pse drejtësia e EULEX-it nuk e shqyrton dënimin shqiptuar në rastin “Hajra”?

Shkas për t’u marrë me ketë rast është përpjekja sizifiane e familjarëve të të dënuarve për ta ndriçuar rastin. Mbase jo vetëm e tyre. Ky rast sa nuk është individual, po aq nuk është as familjar. Ky rast është shoqëror dhe si i tillë i përket Drejtësisë sonë dhe te EULEX-it të merret seriozisht me te. Pasi të apostrofuar në ketë rast janë edhe prokurorë të  këtij misioni evropian për drejtësi e siguri.

Rasti i dënimit të dy vëllezërve Kiçina e dy vëllezërve Ramadani nga Bainca e Drenasit, ka vite që opinioni publik, në shumë forma ka shpërfaqur shqetësimet e tija, por, as edhe një segment i Sistemit të Drejtësisë nuk e ka marrë mundin që t’ju përgjigjet këtyre shqetësimeve, duke e rikonfirmuar drejtësinë e vendimit ose verifikuar të vërtetën e këtij rasti dyfish të padrejtë. I dhimbshëm se është vrarë një familje dhe janë dënuar katër njerëz që shumë argument konfirmojnë së janë të pafajshëm.  Pasi rasti është përfunduar nga ekspertet e EULEX-it, të dënuarve është dashur që t’ju lehet mundësia e ankimit në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Duke iu përgjigjur kërkesave të opinionit qytetar të shprehura dhe me peticion, Kuvendi i Kosovës pat debatuar për rastin Kiçina-Ramadani (i njohur edhe si rasti Hajra), më 16 mars 2013. Në atë debat u kërkua që Sistemi i Drejtësisë ta rishqyrtonte lenden edhe një herë, se për ndryshe “më mirë do të ishte që 100 kriminelë të ishin në liri, sesa një i pa fajshëm në burg”! Në ketë rast kemi katër veta në burg! Atëherë e sot e kam pasur bindjen se Kuvendi e kishte dhe e ka të drejtën që të kërkonte nga Gjyqësori rishikimin e kësaj lënde, për të cilën kishte e ka vërejtje të shumta. Dikush mund të thotë se Apeli e ka thënë fjalën e vet. Në ketë situatë shtrohet pyetja: A është e drejtë, që padrejtësisht të mbahen në burg katër veta? Ndërsa autoret e krimit të jenë të lirë?!

E njëjta lëndë është trajtuar edhe nga Televizionet nacionale. Madje  RTK-ja si medium publik ketë lëndë e ka trajtuar në Emisioni “Pa Rrotulla”, të udhëhequr nga Milaim Zeka. 2 i  cili në hetimin e tij ka konstatuar: “Duke qenë se kisha mbledhur një milion fakte dhe dëshmi se te dënuarit ishin plotësisht te pafajshëm, kisha vendosur te beja një dokumentar hulumtues rreth rastit, te titulluar: Krimi ne Drejtësi3.

Pas shfaqjes se emisionit, autori i jep edhe këto informacione të cilat nuk duhet të mbesin në harresë. Ai thotë: “Pas transmetimit te filmit, jo vetëm qe u be zhurme, po ne adresën tonë dhe te Salustros erdhën edhe shume fakte te reja, te cilat kurrë nuk u hetuan. Madje, një ish deputet i VV i ofroi këtij prokurori edhe emrat e vrasëseve te familjes Hajra, po Salustro çdo gjë e kishte hedhur ne shporte…”4

Për rastin në fjalë ka folur edhe prokurorja e EULEX-it, Maria Bamieh e cila në pyetjen e Arsim Ramadanit i cili i ishte drejtuar asaj që “Ti nëse tregon të vërtetën e këtij rasti se do t’i ndihmonte të dënuarit e Rastit Hajra, pasi këta nuk ishin fajtor”. Në ketë pyetje prokurorja ka dhënë ketë përgjigje: “Unë munde te konfirmoj se Jonathan Ratel ka refuzuar që unë të merrem me ketë rast. Ai ka thënë se kjo është finale dhe unë nuk duhet te merrem me ketë rast se kjo i takonte mbrojtjes. I kam shpjeguar qe mbrojtja nuk ka mundësi tjetër qe ta shikoj ketë rast, por ai ka refuzuar”5. “Besoj se kjo te ndihmon”, kishte përfunduar ajo.

Autori i filmit “Krimi ne drejtësi”, thotë: kam dokumentuar se si ish kryeprokurori kanadez i UNMIK-ut ne Kosovë, me pat thënë se djemtë janë të pafajshëm. Te njëjtën gjë ma ka thënë edhe kryetari aktual i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani”.6

Konsideroj që vetëm deklarimet e dy prokurorëve të EULEX-it dhe ai i Kryetarit të Gjykatës Supreme në një vend normal do të duhej i terë sistemi i Drejtësisë të vihej në lëvizje për t’i dhen zgjidhjen e duhur këtij rasti! Dhe jo vetëm për hir të të dënuarve, por për hir të Drejtësisë! Këtij rasti duhet t‘i epet një përfundim i drejtë!

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Islami: Me fitoren e Donld Trumpit në Amerikë, Opozitës në Shqipëri i duket se iu afrua Shtëpia e Bardhë

Ka një gëzim të ekzaltuar dhe të pritur në opozitën shqiptare lidhur me rikthimin e …