Mbyllet Gjykata Ndërkombëtare penale për ish-Jugosllavinë në Hagë të Holandës

OVL-UÇK reagon ndaj aktakuzës së ndryshuar ndaj Hashim Thaçit

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me dorëzimin e një aktakuze të ndryshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarëve të tij. OVL-UÇK thekson se ky veprim është një vazhdim i një qasjeje të padrejtë dhe të njëanshme ndaj figurave kryesore të Luftës Çlirimtare të Kosovës, duke akuzuar Thaçin për “shtytje” në pengimin e personave zyrtarë. Organizata ka theksuar se ky akt është një përpjekje e qëllimshme për të njollosur figurat që përfaqësojnë simbolin e rezistencës dhe lirisë së Kosovës. OVL-UÇK, kritikojnë Gjykatën Speciale, duke e quajtur atë një mekanizëm politik që po përdoret për selektimin e drejtësisë, duke theksuar se veprimet e saj janë shpesh të motivuara politikisht dhe kundër parimeve themelore të drejtësisë penale. Organizata bën thirrje për një reflektim të opinionit publik dhe institucioneve, duke kërkuar ndalimin e një procesi që po përdoret për të rishkruar historinë dhe për të njollosur luftën e drejtë të UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

KDI

KDI: Pa zgjedhjen e kryetarit, kuvendi mbetet i pafunksionalizuar

Instituti Demokratik i Kosovës vlerëson se miratimi unanim i raportit për verifikimin e mandateve dhe …