U mbajt mbledhja e katërt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) mbajti të premtën mbledhjen e katërt me radhë, ku u diskutuan dhe votuan disa pika të rëndësishme në interes të qytetarëve vitias.

Këtë mbledhje e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi i cili i njoftoj ata edhe lidhur me vlerësimin e ligjshmërisë së akteve që kanë kaluar përmes KPF-së dhe Kuvendit. Ndërkaq në emër të ekzekutivit në KPF ka marrë pjesë zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu.

Para shqyrtimit të pikave të parapara për këtë rend të ditës anëtarët e KPF-së parashtruan pyetje dhe ngritën çështje të ndryshme që ndërlidhën me komunën dhe qytetarët e saj.

Me theks të veçantë në këtë mbledhje u diskutua për pasqyrat Financiare të buxhetit komunal për periudhën janar-mars 2025, ku anëtarët e Komitetit parashtruan pyetje dhe kërkuan sqarime lidhur me shpenzimet dhe të hyrat që janë realizuar gjatë kësaj periudhe.

Gjatë kësaj mbledhje janë shqyrtuar dhe votuar edhe këto pika:

– Propozim vendimi për planin ndërkomunal për menaxhimin e integruar të mbeturinave për komunat e Gjilanit. Kamenicës, Vitisë, Novobërdës, Parteshit, Kllokotit, Ranillug, Ferizajit, Kaçanikut, Shtimës, Hani të Elezit dhe Shtërpcës.

– Informatë mbi kontratat e pa përfunduara në tri vitet e fundit 2022-2024.

– Informatë nga Drejtoria për Urbanizēta, planifikim dhe mbrojtje të mjedisit për lejet ndërtimore gjatë viteve 2021-2025.

Ndërkaq jashtë rendit të ditës janë shqyrtuar dhe votuar edhe këto pika:

– Propozim vendimi për këmbimin e pronës së pakujtueshme komunale me pronën e paluajtshëm në e cila evidentohet në pronësi të Xhavit (Januz) Bajrami.

– Propozim vendimi për mbështetjen financiare në shumën prej 3,500.00 euro për sindikatën (SPAK) e të punësuarave shërbimit civil në komunën e Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …