LDK

LDK: VV nuk i ka numrat, pa 61 vota nuk ka legjitimitet për qeverisje

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas dështimit të radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, duke theksuar se Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka numrat e nevojshëm për të udhëhequr institucionet e reja. Në një deklaratë zyrtare, LDK ka akuzuar VV-në për cenim të demokracisë dhe rregullave parlamentare, duke theksuar se çdo tentativë për të shtyrë përpara agjenda politike pa shumicën prej 61 votash është e papranueshme. LDK ka rikonfirmuar se nuk do të marrë pjesë në asnjë proces që shkel Kushtetutën dhe procedurat demokratike. Ndër të tjera, partia thekson se vendimet e zyrtarëve qeveritarë që tashmë janë betuar si deputetë, pas 27 marsit, bien ndesh me ligjin dhe duhet të hetohen. Për LDK-në, mungesa e numrave nga ana e VV-së është fakt i pamohueshëm që nuk mund të mbulohet me “akrobaci procedurale”. Në fund, kjo parti apelon për stabilitet institucional dhe respekt të plotë të rendit kushtetues, duke kërkuar legjitimitet të plotë politik për të ecur përpara.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …