Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në një intervistë për “RTK-në është shprehur i bindur se ratifikimi i marrëveshjes për shënjimin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi do të përfundojë më 1 shtator. “Demarkacioni mes Kosovës dhe Malit të Zi do të kalojë. Duhet ta dimë vetëm një fakt se Kosova fiton shumë me këtë demarkacion kur ta miratojë”, ka deklaruar Veseli. Ai ka thënë se shënjimi i kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi ka shkuar mbi bazë të fakteve juridike dhe sipas tij, Komisioni Shtetëror e ka bërë punën e tij në mënyrë profesionale. Insistimet e opozitës se Kosova humb territor me marrëveshjen e Demarkacionit, janë manipulim me ndjenjat historike të qytetarëve. “Ne i kemi dëgjuar të gjitha argumentet dhe i kemi parë faktet të cilat dëshmojnë qartë se kufiri është shënjuar mbi bazën juridike të shpalljes së pavarësisë, marrëveshjes së NATO-s dhe verifikimit që më pas i është bërë edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe nga ekspertët evropianë. Ky është territori i Republikës së Kosovës. Nuk kemi humbur asnjë milimetër, ka thënë Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
Profesori i së drejtës kushtetuese, Arsim Bajrami thotë se shtyrja e Asociacionit, veçse na sjell te një Asociacion edhe më i keq
Profesori i të drejtës kushtetuese, Arsim Bajrami thotë Shtyrja e Asociacionit veçse na sjell te …