Haliti: Papa Françescu përçoi paqe, dashuri dhe solidaritet për të gjithë njerëzimin, pa dallim feje, race apo kombi

Kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti përmes rrjetit social facebook ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta me rastin e ndarjes nga jeta të Papa Françesku.

Postimi i kryetarit Haliti:

Në emrin tim personal dhe në emër të qytetarëve të Komunës së Vitisë, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të njërit prej figurave më të ndritura të kohës sonë. Ai ishte një udhëheqës shpirtëror që përçoi paqe, dashuri dhe solidaritet për të gjithë njerëzimin, pa dallim feje, race apo kombi.

Papa Françesku do të kujtohet edhe për  përkushtimin e tij ndaj njerëzve në nevojë dhe si një  zë i fuqishëm për drejtësi e paqe në botë.

Ngushëllime të përzemërta Selisë së Shenjtë, besimtarëve katolikë dhe të gjithë atyre që e çmuan jetën dhe veprën e tij.

Ngushëllime!

Sinqerisht

Sokol Haliti

Kryetar i Komunës së Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Latifi: Sot për tokën, çdo ditë për të ardhmen!

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi bashkë me fëmijët e çerdhes “Tulipanët” në …