Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për veprime të qëllimshme që po çojnë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Ai tha se dështimet për konstituimin e Kuvendit janë pjesë e një strategjie të VV-së. Sipas tij, rasti duhet të adresohet në Gjykatën Kushtetuese, e cila nuk ka sqaruar si duhet të veprohet kur partia fituese nuk e shfrytëzon të drejtën për të propozuar kryetarin e Kuvendit. Ai cilësoi deklaratat e përfaqësuesve të VV-së si sinjale për përgatitje elektorale, duke i quajtur “fore të vjetra” dhe akuzoi partinë se po vepron në dëm të shtetit.
