Të premten rivarroset martiri i luftës, Elhami Tahiraga

Të premten më 25 prill me fillim në ora 14:00 në varrezat e martirëve në Rahovec do të bëhet rivarrimi i eshtrave të Elhami Tahiragës, i vrarë nga forcat terroriste serbe gjatë sulmit të tyre në korrik të vitit 1998 në qytetin e Rahovecit. Kështu ka bërë të ditur Komuna e Rahovecit në një postim në facebook. Identifikimi i eshtrave të të ndjerit është bërë përmes analizave të AND-së nga Instituti përkatës.

Ceremoninë e rivarrimit e organizon Komuna e Rahovecit dhe Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Kontrolloni gjithashtu

U përkujtua me nderim dhe krenari 26-vjetori i rënies heroike të dëshmorit të kombit, Ibrahim I. Morina

Nën organizimin e Shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Dega …