Në fshatin Prelez i Jerlive, kanë filluar takimet publike për buxhetimin me pjesëmarrje, ku banorët patën mundësinë të propozojnë disa projekte zhvillimore. Nga të gjitha propozimet, vetëm një projekt do të përzgjidhet përmes votimit nga vetë banorët e fshatit.
Në hapje të këtij takimi, drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës nw Komunwn e Ferizajt, Meriton Hajdini, theksoi se buxhetimi me pjesëmarrje këtë vit po organizohet për herë të dytë. Ai njoftoi se për këto projekte do të ndahen vetëm një për qind e buxhetit të investimeve kapitale.
“Për fshatin Prelez i Jerlive janë paraparë rreth 35 mijë euro, dhe ju mund të propozoni projekte që përafrohen me këtë shumë,” deklaroi drejtori Hajdini.
Nga ana tjetër, banorët e fshatit paraqitën disa propozime konkrete, si: rregullimi i një kabineti në shkollën e fshatit, vendosja e shportave të mbeturinave, rregullimi i tubacioneve të ujit, përmirësimi i fushave sportive, si dhe propozime të tjera të rëndësishme për komunitetin.
Banorët e Prelezit të Jerlive do të votojnë për projektin më të rëndësishëm më 28 prill.