Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka kritikuar ashpër Qeverinë për shpenzimet prej mbi 29 milionë euro në tri vitet e fundit për udhëtime zyrtare, mëditje dhe akomodime jashtë vendit. Ai ka thënë se këto shpenzime nuk kanë sjellë kthim real për vendin dhe se “shëtitjet globale kanë dhënë rezultat zero”. Sipas Shalës, këto veprime kanë dëmtuar raportet me partnerët ndërkombëtarë, kanë ndikuar negativisht në klimën investuese dhe kanë përkeqësuar gjendjen ekonomike të qytetarëve. Ai ka paralajmëruar veprime zyrtare për të kërkuar sqarime, veçanërisht tani që Qeveria është në detyrë pa mandat.
