Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka kritikuar qeverinë aktuale të Kosovës, duke e konsideruar si të prishur

Ardian Gjini: Qëndrimi i Vetëvendosjes është hipokrizi

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të fundit të Lëvizjes Vetëvendosje, duke e cilësuar sjelljen e kësaj partie si “kulm të hipokrizisë”. Në një deklaratë publike, Gjini ka kritikuar qëndrimin e zyrtarëve të Vetëvendosjes lidhur me mundësinë e marrjes së pozicioneve kyçe në Kuvend, duke përmendur konkretisht ambicien e Albulena Haxhiut për të marrë postin e kryetares së Kuvendit. Kam dëgjuar çfarë flasin eksponentët e Vetëvendosjes. Është e paqartë se çfarë synojnë në të vërtetë – po kërkojnë votat e atyre që më parë i kanë fyer dhe denigruar, ka thënë Gjini. Ai ka ngritur pyetje të drejtpërdrejta ndaj deputetëve të kësaj partie: “Çka dreqin po doni? A po i doni votat e ‘hajvanatit’ për me u bë ju në pushtet, apo po na tregoni çka saktësisht po kërkoni?”

Kontrolloni gjithashtu

Lekaj

Pal Lekaj pas dështimit të Haxhiut: “Përgatituni për zgjedhje, s’ka më alternativë”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të …