Dardan Molliqaj: Bllokimi i Kuvendit i leverdis Kurtit – opozita duhet të veprojë me marrëveshje politike

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se ngërçi aktual në Kuvend i shkon për shtat Albin Kurtit. Sipas tij, nga momenti i konstituimit të Kuvendit fillon numërimi 15-ditor për largimin e qeverisë në detyrë. “Bllokimi i Kuvendit i leverdis Kurtit, jo opozitës”, shkroi Molliqaj. Ai u bëri thirrje partive opozitare që të zhbllokojnë Kuvendin dhe të arrijnë një marrëveshje për votimin e kryetarit dhe nënkryetarëve. Por theksoi se kjo duhet të ndodhë vetëm nëse ka marrëveshje politike për bashkëqeverisje. Molliqaj tha se dy modele të ndryshme politike nuk mund të qëndrojnë në të njëjtën sjellje politike. Ai theksoi se kriza është edhe mundësi për opozitën, nëse ka guxim dhe përgjegjësi. Zhbllokimi, sipas tij, është domosdoshmëri për ta çuar vendin drejt ndryshimit. Ai kritikoi hezitimin e opozitës për të marrë hapin e parë drejt bashkimit. “Politika nuk të shtron rrugën me lule,” përfundoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Lekaj

Pal Lekaj pas dështimit të Haxhiut: “Përgatituni për zgjedhje, s’ka më alternativë”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të …