leoni

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Nëse ndihmon në vazhdimin e pushtetit të Kurtit, është “dorë e zgjatur e Serbisë”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka drejtuar akuza të forta ndaj kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Haradinaj u shpreh se nëse Limaj bëhet shkaktar për vazhdimin e qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti, atëherë ai po vepron si “dorë e zgjatur e Serbisë”. Ai shtoi se një veprim i tillë nga Limaj do të kishte pasoja të mëdha politike dhe do të vendoste në pikëpyetje orientimin e tij politik. Ramush Haradinaj, ka komentuar edhe reagimin e deputetes së VV-së, Saranda Bogujevci, lidhur me qëndrimin e tij për votën e AAK-së në Kuvend. Ai tha se reagimi i Bogujevcit ishte i tepruar dhe sqaroi se AAK nuk ka propozuar kandidat, por është përgjigjur në kërkesën e VV-së për marrëveshje politike. Ai sqaroi se nëse kandidatura do të ishte nga AAK, do të propozohej deputetja Time Kadriaj.

Kontrolloni gjithashtu

Lekaj

Pal Lekaj pas dështimit të Haxhiut: “Përgatituni për zgjedhje, s’ka më alternativë”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të …