Gjykata Kushtetuese vendos që edhe Konventa për Personat me Aftësi të Kufizuara bëhet e obligueshme për Kosovën

Gjykata Kushtetuese shfuqizon Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave pas kritikave të forta

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka shfuqizuar Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave një ligj që ishte kritikuar ashpër nga partitë opozitare dhe organizatat ndërkombëtare. Ky ligj, që kishte për qëllim të rregullonte dhe kontrollonte mediat online, ka qenë një pikë e nxehtë debateje, sidomos pas miratimit të tij nga Qeveria e Kosovës. Opozita dhe shoqëria civile e kishin cilësuar si tentativë për të shtypur lirinë e medias dhe për të krijuar një mekanizëm shtetëror të kontrollit të informacionit. Gjykata Kushtetuese ka shpallur disa nene të ligjit si të papajtueshme me Kushtetutën, duke përfshirë ato që rregullonin procedurat për zgjedhjen e anëtarëve të KPM-së. Reagimet për këtë ligj ishin të ashpra që nga fillimi. Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës dhe organizata të tjera, si dhe juristë të njohur, shprehen shqetësime për mundësinë e kontrollit shtetëror të mediave online, duke theksuar se kjo përbën një shkelje të standardeve të Këshillit të Europës dhe OSBE-së. Analistë dhe gazetarë gjithashtu paralajmëruan për një rritje të kontrollit shtetëror ndaj lirisë së medias, duke e quajtur këtë një hap drejt autoritarizmit.

Kontrolloni gjithashtu

Përplasje verbale në Kuvendin e Prishtinës për Planin Zhvillimor Komunal 2025–2033

Një përplasje verbale ka ndodhur sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës ndërmjet ish-nënkryetarit Dardan Sejdiu …