Nënkryetari i AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se nuk ka bllokadë nga opozita për formimin e institucioneve, por mungesë të numrave nga ana e fituesit të zgjedhjeve. Tahiri komentoi situatën politike dhe mundësinë e një koalicioni me VV-në, duke theksuar se Albin Kurti vepron ndryshe nga koalicionet e së kaluarës si VLAN e PAN. Limaj po mendon që është koha e VLAN-it dhe PAN-it, por Kurti është tjetër kategori – të thotë një emër për kryetar Kuvendi, e në seancë ta ndërron, tha ai. Tahiri theksoi se VV nuk i ka 61 votat e nevojshme për të zgjedhur kryeparlamentarin, duke shtuar se problemi është aritmetik, jo politik. Ai sugjeroi gjithashtu se edhe Vetëvendosje, në një fazë të mëvonshme, mund të bllokojë opozitën për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.
