leoni

Vlora Çitaku: Konsultimet e VV-së jashtë mandatit – PDK s’merr pjesë në farsë politike

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar ashpër ftesat për konsultime të thirrura nga kryesuesi Avni Dehari, duke i cilësuar si jashtë mandatit kushtetues dhe si përpjekje të Lëvizjes Vetëvendosje për të mbuluar dështimin e saj në ndërtimin e shumicës parlamentare. Çitaku tha se PDK nuk do të marrë pjesë në “farsa politike”, duke shtuar se roli i deputetëve të porsazgjedhur është vetëm të votojnë në seancë për kryeparlamentarin. “VV po kërkon konsensus, por harrojnë që s’kanë dhënë konsensus as kur shpallëm pavarësinë,” tha ajo, duke ironizuar me qasjen e VV-së për unitet në mungesë të shumicës së nevojshme prej 61 deputetësh. Ajo theksoi se përgjegjësia për formimin e institucioneve i takon partisë së parë dhe se konsultime të tilla janë jashtë praktikës parlamentare dhe përmbajnë, sipas saj, karakter manipulues.

Kontrolloni gjithashtu

Përplasje verbale në Kuvendin e Prishtinës për Planin Zhvillimor Komunal 2025–2033

Një përplasje verbale ka ndodhur sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës ndërmjet ish-nënkryetarit Dardan Sejdiu …