Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, në konferencën për gazetarë ka deklaruar se papunësia nuk është rezultat i fatit, por pasojë e klanit kriminal që ka kapur shtetin, dhe nuk mund të përparojë derisa të jetë ky klan, mund të ndryshojë vetëm me mobilizimin e qytetarëve në protesta. Ai në një konferencë për media ka folur për përgjimet, tha se kryeprokurori i shtetit, Aleksander Lumezi e ka rastin të dëshmojë dhe të marrë veprime. Ndërkaq, Sami Kurteshi e quajti sistemin e drejtësisë të uzurpuar e të kalbur. Numri i lëndëve nëpër gjykata nuk po shkon duke u zvogëluar, por duke u rritur. Sepse shumë lëndë nuk procedohen fare. Këtu kemi një sistem të kalbur. “Sa herë që e kemi kritikuar apo akuzuar këtë sistem, na kanë thënë vazhdimisht ‘drejtohuni në Prokurori’, por kjo ishte një ftesë cinike sepse po shihet se kush është sot në krye të këtyre institucioneve të drejtësisë”, deklaroi Kurteshi.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …