Formohet Fondi për shpërblimin e raportimeve për ndotje të mjedisit

Me moton Raporto, shpërblehu, ndihmo mjedisin, Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi  ka themeluar një fond modest për të shpërblyer qytetarët që raportojnë ndotje mjedisore me informata, me fotografi apo me video të bazuara në fakte.

Raportimi ndihmon në identifikimin e ndotësve dhe veprimi ndaj tyre është i menjëhershëm nga inspektorati.

Çdo raportim do të trajtohet me konfidencialitet të plotë. Emri dhe të dhënat tuaja mbeten të fshehta.

Sipas ligjit në fuqi:

Gjobat për individë shkojnë nga 50 € deri në 1,000 €;

Për biznese, gjobat arrijnë deri në 10,000 €.

Disa nga rastet që mund të raportoni:

Hedhje të mbeturinave në vende të palejuara

Ndotje të lumenjve apo të pyjeve;

Djegie të mbeturinave;

Dëmtime të hapësirave të gjelbra.

Shpërblimi është modest, por ndikimi është i madh!

Bëhuni pjesë e mbrojtjes së natyrës sonë. Bashkë për një Rahovec më të pastër dhe më të gjelbër!

Kontrolloni gjithashtu

Aksioni për mjedisin e pastër, do të vazhdojë edhe ditëve në vijim

Komuna e Rahovecit në bashkëpunim me kompanitë “Ekoregjioni” dhe “Ekodrinia”, kanë bërë pastrimin e disa …