leoni

Frasher Krasniqi

Opozita nuk do të lejojë ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi

Duke komentuar deklaratën e kryekuvendarit, Kadri Veseli, i cili ka thënë se më 1 shtator 2016 Kuvendi me shumicë votash do ta miratojë demarkacionin, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, u shpreh se  Veseli, Thaçi e Mustafa duhet të japin përgjegjësi ligjore, historike për tradhtinë që po ia bëjnë shetetit. E nëse z. Veseli bashkë me Isa Mustafën dhe Hashim Thaçin insistojnë me çdo kusht ta kalojnë demarkacionin që Kosovën e lë me mbi 8000 hektarë më pakë, atëherë situata do të dal nga kontrolli dhe përgjegjësinë për këtë do ta mbajë vetë z. Veseli, tha Krasniqi. Ndërsa, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Pal Lekaj ka thënë  për Gazetën Blic se Veseli më mirë se kushdo tjetër e di arsyen se pse nuk duhet të kalojë Marrveshja e Demarkacionit. Andaj mos t`i bëjmë lojëra të rrezikshme vendit, për interesa ditore. Do të jesh mirë me krejt botën kur je mirë dhe në vijë me popullin tënd.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …