leoni

Vizitë e paparalajmëruar e emisarit evropian Sorensen në Kosovë, takon komandantin e KFOR-it

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, po qëndron për një vizitë të paparalajmëruar në Kosovë. Ai ka zhvilluar takim me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Enrico Barduani, ku i pranishëm ishte edhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav. Sipas KFOR-it, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë dhe për koordinimin mes BE-së dhe KFOR-it në mbështetje të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Vizita e sotme në Kosovë ishte e dyta në mandatin e Sorensen; si i tillë, ai nuk e humbi rastin të shkëmbejë mendime me Komandantin e KFOR-it për zhvillimet në situatën e sigurisë në mbarë rajonin. Komandanti i KFOR-it nënvizoi përpjekjet e KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ku KFOR-i dhe BE-ja veprojnë në koordinim të përhershëm, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Rritet ndjeshëm deficiti tregtar dhe inflacioni në Kosovë, ekonomia përballet me sfida të shumëfishta

Sipas të dhënave më të fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, deficiti tregtar i …