Nasim Haradinaj

Nasim Haradinaj: Në Hagë dëshmojnë edhe persona të kërkuar nga Interpoli

Nasim Haradinaj, ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, ka deklaruar se në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë kanë dëshmuar persona të shpallur në kërkim nga Interpoli. Ai përmendi edhe rastin e Sekiraqës, duke theksuar se këta individë po paraqiten si viktima, ndonëse janë subjekt i urdhër-arresteve ndërkombëtare. Shiko, rasti i Sekiraqës, është rasti i fundit që po e përmendi, ka raste shumë ma eklatante. Në Gjykatë dhe Prokurori, kanë qenë dëshmitarë njerëz të kërkuar zyrtarisht edhe nga Interpoli, dhe ata janë Muharrem Ibra për shembull, është Miomiri. Prandaj po them se ky është i fundit. Interpoli thotë se nuk e dinë vendin se ku janë ata, derisa këta dy sillen si dëshmitarë në Hagë. Kjo është ajo që është edhe më eklatante dhe nuk mund të merret me mend. Sekiraqa është i mrami, edhe po bëhet si viktimë”, ka thënë Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Rritet ndjeshëm deficiti tregtar dhe inflacioni në Kosovë, ekonomia përballet me sfida të shumëfishta

Sipas të dhënave më të fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, deficiti tregtar i …