Përurohet renovimi i plotë i hapësirave të brendshme dhe të jashtme të objekteve të Kryqit të Kuq dhe të HANDIKOS-it

Përmirësimi i kushteve për ata që kujdesen për të tjerët është një hap i rëndësishëm për të mbështetur ata që i shërbejnë shoqërisë, ka thënë kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, me rastin e përurimit të renovimeve te objekttitë Kryqit të Kuq dhe të HANDIKOS-it në Rahovec.

Janë rregulluar hapësirat e brendshme e të jashtme, dyert, ato që ishin të nevojshme për të krijuar kushte më funksionale për punën e përditshme të këtyre dy organizatave.

Po investohet në infrastrukturë, por mbi të gjitha në forcimin e shërbimeve që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve, ka deklaruar kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit, me 1 maj shënon 35-vjetorin e Kuvendit Historik të Pajtimit të Gjaqeve “Verrat e Llukës”

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, kryesuesi i Kuvendit Komunal, z. Hajdar Sutaj …