Ushtrimi “REAGIMI 2025” i Policisë së Kosovës teston kapacitetet e menaxhimit të situatave ekstreme

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 24 prill 2025, në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, Sllatinë, është realizuar ushtrimi fushor “REAGIMI 2025”. Ky ushtrim, i organizuar nga Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës dhe mbështetur nga departamentet tjera policore, pati si qëllim testimin dhe ngritjen e kapaciteteve për menaxhimin e situatave ekstreme dhe reagimin në kushte emergjente. Ushtrimi përfshiu përdorimin e burimeve njerëzore, logjistike dhe teknologjike, duke përfshirë të gjitha llojet e armatimit dhe municionit. Po ashtu, u testuan aftësitë dhe koordinimi në kushte operacionale. Komponentët kyç të reagimit, si ndërveprueshmëria, bashkëpunimi, koordinimi, komunikimi dhe komanda dhe kontrolli, u verifikuan gjatë ushtrimit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj

Fatmir Limaj pas dështimit të Haxhiut: Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit bëhet me marrëveshje

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar shkurt pas dështimit të radhës për zgjedhjen …