Komuna e Deçanit hap thirrjen publike për subvencionim të OJQ-ve dhe Klubeve Sportive për vitin 2025

Komuna e Deçanit ka shpallur thirrjen publike për subvencionim të OJQ-ve dhe Klubeve Sportive për vitin 2025. Afati për aplikim është deri më datë 16.05.2025. Në thirrje thuhet se komuna është e vendosur që rinisë, sportit dhe kulturës t’i jap përkrahjen e merituar për t’i mbështetur projektet e tyre në fusha të ndryshme. Përparësi kanë aktivitetet si Festivali “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”, 5 dhe 6 maji – Dita e Dëshmorëve në Deçan, Dita e Çlirimit, Panairi veror dhe Panairi i Gështenjës.

Përparësi kanë OJQ-të që kanë përvojë në organizimin e aktiviteteve të cekura. Vlera totale e e planifikuar e thirrjes është 80 mijë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj takon banorët e fshatërave Strellc dhe Kodrali

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka takuar përfaqësuesit e fshatërave Kodrali dhe …