KOSTT shkarkon kryeshefin ekzekutiv Evetar Zeqiri, Shaban Neziri emërohet ushtrues detyre

Bordi i Drejtorëve të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut ka marrë vendim të enjten për shkarkimin e kryeshefit ekzekutiv Evetar Zeqiri, pa dhënë sqarime të detajuara për këtë vendim. Sipas arsyetimit të Bordit, shkarkimi ka ardhur pas shqyrtimit të vendimmarrjeve të Zeqirit për lëvizjen e personelit në pozita kyçe, të cilat kanë ndikuar në funksionimin e paqartë të strukturave operative të ndërmarrjes. Po ashtu, është theksuar se këto vendime kanë pasur efekte negative në motivimin e stafit dhe zhvillimin profesional, si dhe kanë cenuar stabilitetin organizativ të KOSTT-it. Bordi ka kritikuar nivelin e pamjaftueshëm të realizimit të investimeve kapitale dhe planifikimin jo të duhur të projekteve. Pas këtij vendimi, Shaban Neziri, zëvendës kryeshef ekzekutiv i KOSTT-it, është emëruar ushtrues detyre deri në një vendim të mëtejshëm. Zeqiri ishte emëruar në pozitën e kryeshefit ekzekutiv të KOSTT-it në tetor të vitit 2022.

Kontrolloni gjithashtu

Ismet Kryeziu kritikon Qeverinë Kurti për nepotizëm dhe shpërndarje të privilegjeve

KDI: Fushata kundër Duda Baljes është regres demokratik

Drejtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, ka reaguar ndaj sulmeve të drejtuara ndaj …