Avni Arifi: Ende nuk është përfunduar projekti për të cilin kryeministri Kurti thoshte se do ta përfundon në vitin 2022

Ish-ambasadori i Kosovës në Arabinë Saudite, Avni Arifi ka ende nuk është përfunduar projekti për të cilin kryeministri Kurti thoshte se do ta përfundon në vitin 2022. Ai ka përkujtuar se ndonëse kryeministri, albin Kurti ishte zotuar se rrugën Prishtinë – Podujevë do ta kryej në vitin 2022, kjo rrugë ende nuk ka përfunduar. “Në vitin 2022 nuk ndodhi asgjë, por më 1 qershor 2023, papritur filluan punimet masive në rrugë. Banorët përreth, por edhe shumë bashkatdhetarë, hoqën të zitë e ullirit atë vit nga pluhuri dhe zhurma, por të gjithë ishin të kënaqur duke thënë: “Albini po punon.” Ky edhe ishte qëllimi sepse në këtë rrugë përnjëmend vijnë shumë bashkatdhetarë dhe marrë parasysh përkrahjen që kishte marrë nga diaspora Kurti kishte nevojë për një mashtrim të tillë. Në këtë rrugë ishte punuar në vitin 2024 për tre muaj dhe më pas punimet ishin zhvilluar me ritme të ngadalta duke mos mundësuar përfundimin e saj” ka shkruar Avni Arifi.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Varfëria në Kaçanik është faktor që mundëson shtrirjen e ideve ekstreme

Analisti Visar Ymeri ka theksuar se Kaçaniku është një nga vendet më të varfra të …