Hykmete Bajrami kritikon Vetëvendosjen: “çmenduria është të bësh të njëjtën gjë dhe të presësh rezultate të ndryshme”

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj dështimit të përsëritur të konstituimit të Kuvendit të Kosovës nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo e ka kritikuar këtë parti për qëndrimin e pandryshuar dhe përpjekjen e vazhdueshme për të siguruar shumicën për Albulena Haxhiun si kryeparlamentare, e cila ka dështuar për pesë seanca radhazi. Bajrami ka cituar një thënie të njohur të Albert Einstein, duke e quajtur “çmenduri” të vazhdosh të bësh të njëjtën gjë dhe të presësh rezultate të ndryshme. Deputetja theksoi se kjo është një pasqyrë e situatës aktuale, ku dështimi për të arritur shumicën e kërkuar tregon mungesën e ndryshimeve të nevojshme në qasjen e LVV-së.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Vitia

Qeveria Kurti nuk e realizoi premtimin katërvjeçar, ligji për sigurime shëndetësore mbetet në pikën zero

Përkundër premtimeve të vazhdueshme gjatë mandatit të dytë të Qeverisë Kurti, Ligji për sigurime shëndetësore …