Perparim Gruda

Përparim Gruda kritikon LVV-në: Kushtetuta nuk detyron deputetët të votojnë kandidatët e propozuar

Deputeti nga rradhët e PDK-së, Përparim Gruda ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për kërkesën që deputetët të votojnë domosdoshmërish Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, duke theksuar se kjo është në kundërshtim me Kushtetutën dhe parimet e demokracisë parlamentare. Gruda ka shpjeguar se Kushtetuta e Kosovës i jep të drejtë partisë më të madhe të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, por nuk e detyron asnjë deputet të votojë atë. Sipas tij, kërkesa që deputetët të votojnë për Haxhiun është palogjikshme, pasi ata nuk janë noterë të një partie të vetme, por përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve dhe kanë të drejtë të votojnë sipas bindjes së tyre. Kjo qasje e LVV-së tregon mungesën e respektit të kësaj partie për Kushtetutën dhe rendin demokratik. Për LVV-në, Kushtetuta është e dobishme vetëm kur i shërben interesave të saj, ndërsa në raste të tjera përpiqen ta interpretojnë ose injorojnë sipas interesave të partisë. Sipas Grudës, ky qëndrim ka shkaktuar bllokada institucionale, duke marrë peng institucionet dhe duke tentuar të zëvendësojë rendin kushtetues me vullnetin arbitrar të liderit të LVV-së.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Vitia

Qeveria Kurti nuk e realizoi premtimin katërvjeçar, ligji për sigurime shëndetësore mbetet në pikën zero

Përkundër premtimeve të vazhdueshme gjatë mandatit të dytë të Qeverisë Kurti, Ligji për sigurime shëndetësore …