Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata e Prishtinës lëshon urdhër-arrest për Milan Radoiçiqin,i dyshuar për krime lufte në Gjakovë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhër-arrest ndaj Milan Radoiçiqit dhe një grupi të gjerë individësh të tjerë serbë, të dyshuar për krime të luftës kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë. Vendimi është marrë më 15 prill 2025, pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës të datës 27 mars 2025. Sipas dokumentit të publikuar nga mediumi “Reporteri”, Radoiçiq dhe të dyshuarit e tjerë akuzohen se në periudhën 7 deri më 10 maj 1999, në lokacionin “Ura e Taliqit” në Gjakovë, pjesëtarë të forcave serbe të uniformuara kanë kryer masakra ndaj popullsisë civile shqiptare. Ata dyshohen se kanë hyrë me forcë në shtëpitë e banorëve, kanë ndarë burrat nga gratë dhe fëmijët dhe më pas kanë vrarë 106 civilë shqiptarë. Trupat e viktimave u gjetën pas luftës në një varrezë masive në Batajnicë të Serbisë. Prokuroria Speciale ka hapur hetime ndaj këtij grupi më 18 mars 2025, duke i bazuar akuzat në nenin 142 të Ligjit Penal të ish-RSFJ-së, aktualisht i harmonizuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Ky është një nga rastet më të rëndësishme të hapura kohët e fundit në lidhje me krimet e luftës në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Papërgjegjësia e KEDS-it ndaj Komunës së Drenasit

KEDS bllokon vendimin e ZRRE-së për kompensimin e qytetarëve për faturat e veriut

Një vit pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për kompensimin e qytetarëve për …