Kryetari Rama nderon Natasha Kandiç me Çelësin e Qytetit të Prishtinës

Kryetari i komunës së Prishtinës Përparim Rama ka nderuar me dorëzimin e Çelësit të Qytetit të Prishtinës, aktivisten serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq.

Në postimin e tij në facebook, Rama ka shkruar:

Natasha Kandiç është një nga ato zëra të rrallë që nuk heshti, edhe kur bota zgjodhi të mbyllte sytë.

Pata nderin t’i dorëzoj Çelësin e Qytetit të Prishtinës, një shenjë mirënjohjeje për jetën që ia kushtoi drejtësisë, të vërtetës dhe pajtimit.

Puna dhe përkushtimi i saj na kujtojnë se pa e vërteta nuk ka paqe të qëndrueshme, as në Kosovë, as në rajon.

Me guximin e saj të palëkundur, ajo i dha zë dhimbjes, i dha drejtësi kujtesës dhe nder viktimave pa dallim kombi apo gjuhe.

Në kohët më të errëta, ajo zgjodhi të qëndrojë në anën e të vërtetës, duke rrezikuar gjithçka për një ideal më të madh: dinjitetin njerëzor.

Në një ditë që për ne është shumë më tepër se një datë në kalendar, Prishtina i thotë: faleminderit!

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja komemorative për mëuesin dhe poetin Agim Kastrati

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët, “Fehmi Agani” në Turjakë, organizoj mbledhje komemorative për mësuesin …