Kryetari Agim Aliu uron KH Kastritoi për trofeun e fituar të Kupës së Kosovës

Në atmosferë të rrallë e të paparë, nën brohoritjet e pandalshme e me dashurinë e pashtjerrshme të mijëra tifozëve, KH Kastrioti për të dytin vit radhazi ka fituar Kupën e Kosovës në hendboll. Në finale e zhvilluar në Palestrën e Sporteve Bill Klinton në Ferizaj, Kastrioti mposhti në finale ekipin pejan, Besa Famgas me rezultat 29:24 (14:15)

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka uruar fituesin e Kupës ndërsa në llogarin e tij në facebook, Aliu ka shkruar:

Hendbolli ka vetëm një kryeqytet, ka veç një emër – Ferizaj Kastrioti

Mes mijëra ferizajasve në Palestrën e Sporteve “Bill Clinton” – krenaria e qytetit – KH Kastrioti ngriti Kupën e Kosovës në këtë sport- Kampion të Hendbollit të Kosovës

Sa shumë emocione, çfarë loje fantastike, ekip i pathyeshëm, tifozeri energjike që kurorëzuan këtë fitore madhështore.

Urime Ferizaj, urime djema, urime KH Kastrioti dhe tifozerisë “Ujqit”

Urime Kampionë.

Në finale e femrave Istogu mundi në finale Ferizajn me shifrat 32:28.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja komemorative për mëuesin dhe poetin Agim Kastrati

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët, “Fehmi Agani” në Turjakë, organizoj mbledhje komemorative për mësuesin …