Kryetari Kastrati ngushëllon familjen Shala, me rastin e ndarjes nga jeta të veteranit të UÇK-së, Naser Shala

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati me rastin e ndarjes nga jeta të ish Luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naser Shala – komandant Ftyra, me anë të një postimi në faqen zyrtare në facebook, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe ka shprehur solidaritetin e thellë me familjen Shala, bashkëluftëtarët e tij, miqtë, shokët dhe të gjithë qytetarët që ndajnë këtë dhimbje të madhe.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naser Shala – Komandant Ftyra, ish-ushtar i Brigadës 121 “Ismet Jashari-Kumanova”.

Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Malishevës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin tonë të thellë me familjen Shala, bashkëluftëtarët e tij, miqtë, shokët dhe të gjithë qytetarët që ndajnë këtë dhimbje të madhe.

Kontributi i Naser Shalës në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është pjesë e çmuar e historisë sonë të lavdishme për liri dhe pavarësi. Ai do të kujtohet gjithmonë me respekt të thellë për trimërinë, përkushtimin dhe sakrificën e tij të jashtëzakonshme dhe të familjes së tij  në shërbim të atdheut.

Në këto momente të rënda, ndajmë dhimbjen me familjen dhe bashkëluftëtarët, duke lutur që Zoti t’ju japë forcë e durim për të përballuar këtë humbje të pazëvendësueshme.

Lavdi jetës, veprës dhe sakrificës së Naser Shalës – Komandant Ftyra!

Kryetari i Komunës së Malishevës,

Ekrem Kastrati

 

 

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja komemorative për mëuesin dhe poetin Agim Kastrati

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët, “Fehmi Agani” në Turjakë, organizoj mbledhje komemorative për mësuesin …