Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi së bashku me qytetarë të Krushës së Madhe kanë bërë homazhe dhe ndezën flakadanë në kompleksin e varrezave të dëshmorëve dhe martirëve në Krushë të Madhe.
Vetëm në Krushë të Madhe janë edhe 64 persona të pagjetur, në komunën e Rahovecit edhe 107 të pagjetur e në shkallë vendi, edhe 1588 persona të pagjetur, duke përfshirë edhe intelektualin dhe atdhetarin e shquar, profesor Ukshin Hotin.
26 vjet më pas, fatkeqësisht, si çdoherë, kërkojmë me ngulm nga të gjitha institucionet, posaçërisht nga institucionet ndërkombëtare, që të bëjnë presionin e nevojshëm mbi Beogradin zyrtar dhe t’u jepet fund ankthit dhe makthit të familjeve të të pagjeturve.
Të zhdukurit me dhunë nga forcat shtetërore serbe, janë dhimbja dhe plaga jonë e hapur që ende kullon gjak në Republikën e Kosovës, tash e 26 vjet ka shkruar në llogarinë e tij në facebook, kryetari I komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.