Mbi 100 invalidë të UÇK-së janë në pritje për t’i ndëruarr protezat e gjymtyrëve të humbura në luftë, disa prej tyre janë në gjendje më të rëndë

Rasti “Veteranët” shtyhet për 20 maj, gjykata kërkon sqarime për 19,500 emra të dyshimtë

Vendimi përfundimtar në rastin e njohur si “Veteranët” nuk u shpall sot, pasi Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi të rihapë procesin dhe të caktojë një seancë shtesë më 20 maj. Gjyqtari kërkoi sqarime të mëtejshme për listën prej 19,500 veteranësh, të cilët Prokuroria i cilëson si të “rrejshëm”. Të akuzuar në këtë rast janë 12 ish-zyrtarë të lartë, përfshirë ish-kryeministrin Agim Çeku dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Rrustem Berisha, të cilët ngarkohen me veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare. Fillimisht të liruar nga akuzat më 2021, rasti u kthye në rigjykim nga Gjykata e Apelit në vitin 2022 pas ankesës së Prokurorisë Speciale. Sipas aktakuzës së ngritur nga ish-prokurori Elez Blakaj, të akuzuarit dyshohen se kanë tejkaluar kompetencat për të përfituar persona të tjerë në mënyrë të paligjshme, duke i shkaktuar buxhetit të Kosovës një dëm prej mbi 88 milionë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Papërgjegjësia e KEDS-it ndaj Komunës së Drenasit

KEDS bllokon vendimin e ZRRE-së për kompensimin e qytetarëve për faturat e veriut

Një vit pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për kompensimin e qytetarëve për …