Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij kanë përcjell nga afër fillimin e punimeve në asfaltimin e rrugëve në fshatin Beleg.
Ramosaj në postimin e tij në facebooik ka shkruar se ky projekt është pjesë e angazhimit të të vazhdueshëm të komunës së Deçanit për të përmirësuar infrastrukturën e secilës lagje, dhe secilit fshat.
Me asfaltimin e këtyre rrugëve, jo vetëm që po lehtësohet qarkullimi dhe lidhja mes lagjeve, por po krijohen edhe kushte më të sigurta dhe më të përshtatshme për të gjithë banorët. Ai në fund të postimit të tij ka falënderuar banorët për mirëpritjen dhe durimin gjatë zhvillimit të punimeve.