Imer Hakaj: Veprimet dhe angazhimi i institucioneve për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe masat ligjore ndaj shkeljeve të mundshme

Njeherit, zotohemi se karshi presioneve ndaj zyrtareve publik nuk do te rrijme duarkryq. Kodi Penal i Republikes se Kosoves e ka percaktuar si veper penale edhe thirrjen per rezistence, andaj, kushdo qe ben thirrje publike qe te mos respektohen aktet e ligjshme te institucioneve ligjzbatuese do te perballet me pasoja ligjore.
Vazhdimi i përfoljes pa asnjë bazë me qëllim cenimin e integritetit moral e profesional të zyrtarëve e inspektorëve publik, nuk i ndryshon dot faktet dhe rrethanat e veprimeve tuaja të paligjshme!
Sot, nuk ka pasur ndalim të punimeve sepse nuk ka pasur punë brenda zonës mbrojtëse. QRTK së bashku me inspektoratin për trashëgimi kulturore, mbeten në mbikëqyrje të vazhdueshme dhe në momentin e parë që preket kufiri i zonës mbrojtëse të QHP –së, do të ndërmerren masat për ndalimin e punëve të paligjshme në përputhje me Ligjin për Inspektimet dhe Ligjin për Trashëgimi Kulturore ashtu sikurse do të kallëzohen penalisht në kuptim të nenit 354 dhe 355 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, të gjithë personat përgjegjës për cdo veprim eventualisht të paligjshëm.
Po ashtu si drejtor i ITK-së, distancohem nga çdo lloj komenti privat pra jashtë detyrës zyrtare të kujtëdo në këtë kohë përplasjesh të panevojshme që po shfaqen sepse dikush, vendosi të mos respektoj autoritetin institucional e ligjor të ITK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Prof. Dr. Jeton Kelmendi: Poshtërimi i Kosovës nga Gjykata Speciale, një akt i turpshëm dhe kundër njeriut

Prof. Jeton Kelmendi PhD: KULTI I SUKSESIT TË RREMË

(Shoqëria e tanishme që mat vlerën me ndjekës, famë, para, dhe jo me thelb moral) …